Site icon Telegrafi

Dhoma e Përfaqësuesve autorizon hapjen e hetimit për shkarkimin e Bidenit

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan votoi mbrëmë për zyrtarizimin e fillimit të hetimit për shkarkimin e presidentit Joe Biden, raporton Reuters.

Për miratimin e hetimit votuan 221 përfaqësues, kundër 212. Dhoma e Përfaqësuesve, e cila normalisht kontrollohet nga republikanët, po shqyrton nëse Biden ka përfituar nga punët e jashtme të djalit të tij 53-vjeçar Hunter Biden, disa orë pasi Biden Jr refuzoi thirrjen për të dëshmuar me dyer të mbyllura, transmeton Telegrafi.

Republikanët pohojnë gjithashtu se Biden dhe familja e tij kanë përfituar nga vendimet në të cilat Biden ka marrë pjesë gjatë kohës që ai ishte nënkryetar i Shteteve të Bashkuara, nga 2009 deri në 2017.

Shtëpia e Bardhë e kundërshtoi hetimin si të pabazë dhe të motivuar politikisht. Biden po përgatitet për një ‘rimeç’ të mundshëm në zgjedhjet e vitit 2024 me paraardhësin e tij republikan, Donald Trump.

Trump është presidenti i parë në historinë e SHBA-së që fajësohet dy herë, dhe aktualisht po përgatitet për katër gjyqe penale. /Telegrafi/

 

Exit mobile version