Site icon Telegrafi

Dhoma e mjekëve të Maqedonisë do të rishikojë rastin e marrjes së ryshfetit nga neurokirurgu (Video)

Foto: Ilustrim

Dhoma e mjekëve të Maqedonisë sot është takuar me ministrin e ri të shëndetësisë, Arben Taravari, dhe kanë dënuar sulmin ndaj ish-ministrit të shëndetësisë, Nikolla Todorov, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Gjatë këtij takimi Oda e mjekëve ka thënë se gjithashtu do të hetojnë rastin e marrjes së ryshfetit nga neurokirurgu i Shkupit i cili tanimë është në paraburgim.

Lexo po ashtu Paditet penalisht një mjek i Shkupit për pranim ryshfeti

”Nuk duam të dëgjojmë se në mesin tonë ka ndonjë kolegë që merr ryshfet. Oda e mjekëve do të veprojë sipas ligjeve. Ai është në paraburgim por i njejti ende nuk është shpallur i fajtor por dyshohet se ka bërë krim” thonë nga Oda e mjekëve. /Telegrafi/

Exit mobile version