Telegrafi

Dhoma e Kongresit voton pro dërgimit në Senat të akuzave kundër Donald Trump

Dhoma e Kongresit në SHBA votoi të mërkurën për të dërguar akuzat kundër Presidentit Donald Trump në Senat dhe miratoi shtatë demokratë për të shërbyer si prokurorë në gjyqin e tretë të një presidenti amerikan.

Kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi emëroi një ekip menaxherësh të udhëhequr nga dy toger të besuar, Kryetari i Komitetit të Inteligjencës Adam B. Schiff dhe Kryetari i Komitetit Gjyqësor Jerrold Nadler.

Më vonë të mërkurën, menaxherët planifikojnë që akuzat t’i paraqesin në dhomën e udhëhequr nga udhëheqësi i mazhorancës Mitch McConnell.

Thelbësore e çështjes është presion ndaj presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky për të filluar një hetim të ish-nënkryetarit Joe Biden dhe djalit të tij Hunter Biden, si dhe një hetim i një teorie të pabazuar kinse Ukraina ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane në vitin 2016 dhe jo Rusia. /Telegrafi/