Telegrafi

DHL pezullon shërbimet në SHBA

Masa shoqërohet edhe me shkurtimin e 9.500 vendeve të punës nga një sektor jo fitimprurës që prej vitit 2005. Drejtuesit e “Deutsche “Post” siguruan se vendimi është i vlefshëm vetëm për shërbimin e brendshëm dhe sqaruan se DHL express do të vazhdojë të operojë mes Amerikës dhe vendeve të tjera.

“Në përgjithësi ne mund të flasim vetëm për atë kategori njerëzish që ne kemi punësuar direkt. Ata preken, deri tani kemi shkurtuar 5.500 vende pune dhe do të ketë edhe 9.000 shkurtime të tjera. Sigurisht jemi të ndërgjegjshëm që do të ketë një reagim publik për këto masa qe e them me sinqeritet, me vjen shumë keq që duhet t’i marrim. Por nuk kemi alternativë tjeter”, ka deklaruar Frank Appel, drejtor i përgjithshëm i “Deutsche Post”.

Kompania më e madhe e shërbimit postar dhe dërgesave në Evropë vendosi të përqendrohet tek transporti ndërkombëtar me SHBA për shkak se kriza ekonomike kish çuar në ulje të ndjeshme të kërkesës brenda kufijve amerikanë.

Nga ana tjeter, DHL thotë se shkurtimet janë të nevojshme për të përmirësuar fitimet e për ta përgatitur kompaninë për sfidat e ardhshme ekonomike. Në 2008-ën, aktiviteti në SHBA i shkaktoi “Deutsche Post” humbje në vlerën 1.2 miliardë dollarë. /tch/