Telegrafi

Dhjetra qen endacakë i vërsulen një qytetari në Pejë

Qytetarët pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës, vazhdojnë të përballen me qentë endacakë.

Të enjten, në Pejë, një qytetar është sulmuar nga dhjetra qen.

Në një video e cila është shpërndarë në rrjetet sociale, shihen teksa i vërsulen, e që më pastaj largohjen.

Problemi me qentë endacakë është i pranishëm prej vitesh në Kosovë.

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në një studim të publikuar në vitin 2020, ka gjetur se më shumë se gjysma e qytetarëve, i kanë perceptuar qentë endacakë si kërcënim për sigurinë publike.

Projektet e para për trajtimin e qenve endacakë në Kosovë kanë nisur në vitin 2018 me metodën e kapjes, sterilizimit, vaksinimit dhe lëshimit.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thotë se atë vit janë trajtuar rreth 14 mijë qen.

Projekte të shumta janë zhvilluar edhe nëpër nivele komunale, me ngritje të strehimoreve dhe vendeve për ushqyerjen e qenve endacakë.

AUV thotë se gjatë vitit 2020 ka ngritur 29 strehimore për trajtimin e qenve endacakë.