Pas një tubimi në Graçanicë, një grup i 35 organizatave të shoqërisë civile nga Kosova dhe Serbia kanë miratuar deklaratën e përbashkët, duke bërë thirrje për zëra të rinj konstruktivë dhe përspektivë më të mirë për qtytetarët e Kosovës.
Siç njoftohet, këto organizata konsiderojnë se e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë janë të lidhura në mënyrë të pashmangshme me njëra-tjetrën, dhe një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve është hap i parë jetik në ndërtimin e një të nesërme më të mirë.
OJQ-të theksojnë se cikli i vazhdueshëm i përshkallëzimit dhe de-eskalimit në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë paraqet dështim të imagjinatës politike.
Sipas tyre, energjia që shpenzohet në përballje me krizën e fundit shpërqendron nga tërësia e çështjeve urgjente që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve në Serbi dhe Kosovë.
“Trendi tashmë ekzistues është që njerëzit veç se po largohen nga Serbia dhe Kosova, veçanërisht të rinjtë. Ndërsa ngrihen barrikada të reja, aq dhe valixhe të reja mbushen. Shumë pak prej tyre ka të gjasë të kthehen. E ardhmja e vendeve tona do të jetohet diku tjetër.
Shumë grupe që konsiderohen jashtë spektrit të dialogut Beograd-Prishtinë janë në themel të injoruar. Komuniteti rom, nëse marrim njërin, e sheh veten të margjinalizuar si në Serbi ashtu edhe në Kosovë.
Me perspektivën e dhunshme që është më e theksuar se sa ka qenë për një dekadë, është koha tani që të dëgjohen zëra të rinj konstruktiv – zëra që shikojnë nga e ardhmja duke mbajtur shikimin e mprehtë nga e kaluara; zëra që kërkojnë partneritete dhe koalicione përtej vijave të kuqe që supozohet të na përcaktojnë; zëra që ngrihen publikisht kundër retorikës përçarëse dhe poshtëruese.
Ne, të nënshkruarit, marrim përsipër të mbajmë kanale komunikimi që zvogëlojnë mundësitë për keqkuptim dhe dezinformim. Shumë shpesh ne kemi folur pa e kuptuar njëri-tjetrin, duke këmbëngulur në rëndësinë e një pike, ndërkohë duke e nënvlerësuar apo injoruar plotësisht ekzistencën e një tjetre.
Mendojmë se i kuptojmë detajet e një çështjeje, por nuk arrimë të marrim parasysh se si kuptohet apo shihet ajo nga komunitetet e tjera. Të gjithë duhet të jemi të përkushtuar të dëgjojmë me veshë të hapur dhe mendje të hapur.
Vetëm duke ndarë perspektivat dhe perceptimet nga komunitetet tona përkatëse mund të fillojmë të ecim drejt një rruge të përbashkët për të ardhmen. Shumë nga problemet me të cilat përballen komunitetet tona përkatëse janë pothuajse identike, megjithatë ne rrallë e pranojmë këtë fakt.
Nëse ka pasur ndonjëherë një kohë për solidaritet në dekadën e fundit, është kjo tani. Lufta në Ukrainë është përkujtim i dhimbshëm i realiteteve të zymta të luftës, edhe pse trashëgimitë tona mbeten të afërta.
Kauza e paqes nuk kërkon vetëm fjalë për këtë qëllim, por imazhe e marrëdhënie që mishërojnë të qenit bashkë. Qëndrojmë kundërshtues ndaj të gjitha projeksioneve të panevojshme të forcës dhe të gjithë narrativave të urrejtjes e përçarjes.
E ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë janë të lidhura në mënyrë të pashmangshme me njëra-tjetrën dhe një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve është hap i parë jetik në ndërtimin e një të nesërme më të mirë. Por është vetëm një hap i parë”, thuhet në deklaratën e përbashkët, njofton Telegrafi.
Nënshkrues:
AKTIV
Advocacy Center for Democratic Culture (ACDC)
The Balkan Forum
Belgrade Centre for Security Policy (BCSP)
Community Building Mitrovica (CBM)
Center for Peace and Tolerance (CPT)
Civic Initiatives, Serbi
Centre for Interdisciplinary Studies of the Balkans, Beograd
European Fund for the Balkans
Forum for Development and Multiethnic Collaboration (FDMC)
Foundation BFPE for a Responsible Society (BFPE)
Gorazdevac Media Group
Institute for Territorial Economic Development – InTER
Jelena Loncar, Akademike nga Universiteti i Beogradit
Local Peace, Leposaviq
Laëyers’ Committee for Human Rights (YUCOM)
Milan Antonijević, Avokat, Serbi
Neë Perspektiva
Neë Social Initiative (NSI)
NGO Integra
NGO Be Active 16, Preshevë
NGO Livrit, Preshevë
Peer Educators Netëork (PEN)
Rahim Salihi, aktivist i shoqërisë civile, Bujanoc
Radio Peja
Radio Astra, Prizren
RTV KIM
TV Prizreni, Prizren
Voice of Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo (VoRAE)
Youth Initiative for Human Rights – Kosovë
Youth Initiative for Human Rights – Serbi
Valon Arifi, aktivist i shoqërisë civile, Bujanoc
Vjollca Krasniqi, Akademike nga Universiteti i Prishtinës
Qendra për Demokraci dhe Edukim – Lugina
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)