Site icon Telegrafi

Dhjetori nis me reshje shiu, parashikimi i motit në Shqipëri

Vranësirat e shpeshta do të vijojnë të jenë dominuese përgjatë gjithë 24 orëshit në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Parashikohet që herë pas here vranësira të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje të pakta shiu pjesërisht në zonën e ulët.

Sipas Meteoalb, në zonat malore pritet të ketë reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë. /Telegrafi/

Exit mobile version