Interi u eliminua nga Liga e Kampionëve të martë, pasi barazoi në shtëpi 1-1 me PSV-në, ndërsa tani do të vazhdojë të ‘luftojë’ në Ligën e Evropës.
Ajo çfarë vlen të theksohet është se në shtatë ndeshjet e fundit, të luajtura në pesë javë, rezultatet e klubit zikaltër kanë qenë të tmerrshme,
Ata kanë arritur të ftojnë vetëm një herë, kanë barazuar tri herë dhe kanë humbur tri herë.
Ka mjaftuar një muaj , që zikaltrit jo vetëm të eliminohen nga Liga e Kampionëve, por të dalin përfundimisht edhe nga lufta për titull,edhe pse janë luajtur vetëm rreth 40 % të ndeshjeve të sezonit.
Të shtunën Interi luan në shtëpi ndaj Udineses, skuadër që gjithmonë i bën probleme zikaltërve.
Tifozët e Interit e kanë drejtuar gishtin kah trajneri Lucaino Spalletti, që edhe vet e ka pranuar se ka gabuar në disa ndeshje me formacionin.
Ndeshja ndaj Udineses do të jetë një test i rëndësishëm edhe për Spallettin, pasi për Interin, që nuk ka gjasa për titull, duhet të mendohet një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/