Telegrafi

Dhjetëvjeçarja zbulon supernovën

Vajza po shikonte incizimet nga observatoriumi amator, të cilat i ishin dërguar babës së saj. Ajo e kishte vërejtur supernovën më 2 janar.

Supernova është një ngjarje shumë e rrallë dhe nënkupton vdekjen e yjeve disa herë më të mëdha se Dielli.

Supernova është zbuluar në galaktikën UGC 3378 në rreth 240 milionë vite drite nga Toka në yllësin Camelopardalis.

Paul, baba i vajzës, i cili është astronom amator, i ka ndihmuar Kathrynit në zbulim duke i treguar asaj se si të dallojë asteroidet dhe të kontrollojë listën aktuale të supernovave të njohura.

Në njoftimin e Shoqatës kanadeze të astronomëve (RASC) thuhet se zbulimin e saj e ka vërtetuar edhe një astronom i pavarur dhe se ajo është regjistruar zyrtarisht.

Në kërkim për “supernovën” bie edhe kontrollimi i incizimeve të vjetra të fushave yjore dhe krahasimi i tyre me fotografitë e reja.

“Kathryn ka bërë me gisht në ekran dhe më ka pyetur, ‘A është kjo supernova?’ dhe unë i kam thanë se është. Është fantastike që dikush kaq i ri të interesohet me pasion për astronomi. Ky me të vërtetë është një zbulim i pabesueshëm”, u ka thënë Paul Gray medieve lokale.

Supernova e re e ka marrë emrin – Supernova 2010 lt. /Telegrafi/