Një vajzë 10-vjeçare në Arizona është detyruar të telefonojë policinë, pasi nëna e saj po drejtonte makinën në gjende të dehur me tre fëmijë të tmerruar në mjet.
Stephanie Davis nga Glendale, Arizona u ndalua nga policia të shtunën në Glendale.
Vajza e saj i tregoi policisë një video ku kishte regjistruar mamanë e saj duke i dhënë makinë me shpejtësi dhe e dehur, pasi mori fëmijën dhe dy mbesat e saj 4-vjeçare për të parë ‘The Lion King’ në kinema.
Në dokumentet e gjykatës thuhet se fëmijët po bërtisnin nga frika brenda mjetit. Ndërsa video nuk është bërë ende publike për mediat.
“Kjo është gjëja më e turpshme që më ka ndodhur ndonjëherë në jetën time. Ky është momenti më i dështuar i të qenurit nënë, vura jetën e saj në rrezik,”-tha ajo për Davis. “Ajo u tregua heroinë. Absolutisht që bëri gjënë e duhur. Shkova në kinema dhe u deha me verë.”
10-vjeçarja i tha gazetarëve se u frikësua kur nëna e saj filloi të ngiste makinën me shpejtësi.
“Kufiri i shpejtësisë nuk ishte i duhuri. Ishte me shumë shpejtësi. Nuk ndihesha e sigurt në atë kohë,”-tha ajo. “Unë gjithashtu doja të mbroja kushërinjtë dhe nënën time. Telefonova policinë.”
Policia tha se nëna mbante erë alkool kur mbërritën në vendin e ngjarjes.
“Jam shumë e neveritur nga sjellja ime dhe falënderoj shumë Zotin që nuk i ndodhi asgjë vajzës sime, mbesave të mia dhe ndokujt tjetër”, tha Davis.
31-vjeçarja përqafoi vajzën e saj dhe këshilloi prindërit e tjerë të mos pinin dhe të mos ngasin të dehur mjetin. /oranews/