Site icon Telegrafi

Dhjetëvjeçari shpëton mamanë e tij nga mbytja pasi ajo pësoi një krizë teksa po notonte në pishinën e oborrit të familjes në Oklahoma

Një djalë 10-vjeçar nga Oklahoma shpëtoi nënën e tij nga mbytja kur ajo pati një krizë në pishinën e oborrit të tyre.

Dhe kanë qenë pamjet dramatike të kapura nga kamerat e sigurisë që kanë kapur momentin dhe të cilat janë shpërndarë nga familja, përcjell Telegrafi.

Siç bëhet e ditur, Gavin Keeney shpëtoi nënën e tij, Lori, më 5 gusht në Enos, Oklahoma dhe shënoi herën e dytë që ai ishte heroi i saj pasi tentoi një manovër të Heimlich dhe thirri 911 kur nëna e tij gati u mbyt nga ushqimi në vitin 2021.

Në video, Lori fillon të ketë konvulsione në pishinën e tyre dhe Gavin nxiton shpejt në shkallë dhe zhytet brenda.

Ai shkon te mamaja e tij që po mbytej dhe e ngre mjekrën e saj mbi ujë dhe thuhet se nuk bëri thirrje për ndihmë.

Por Gavin nuk ishte në gjendje ta largojë nënën e tij nga pishina, por gjyshi i tij Stephen Lowe shfaqet kah fundi i pamjeve dhe është në gjendje t’i nxjerrë të dy.

Dhe Lori e quajti ‘një nga momentet më të frikshme të jetës’.

Për fat të mirë, qentë e Keeney alarmuan babanë e Lorit, Stephen Lowe, i cili jeton në vendin fqinj, dhe ai nxitoi për të ndihmuar vajzën e tij.

Lori e postoi videon në Facebook dhe tha “një nga ankthet e mia më të këqija erdhi në jetë këtë mëngjes”. /Telegrafi/

Exit mobile version