Telegrafi

Dhjetëvjeçari nga SHBA-të “fytyra e re e ISIS-it”: Kërcënon Trumpin dhe e porosit se lufta sapo ka filluar (Video)

Organizata terroriste e ashtuquajtur “Shteti Islamik” ka publikuar një video propaganduese, në të cilën shfaqet një 10-vjeçar, më saktë djali i një ushtari amerikan që ka luftuar në Irak, i cili kërcënon presidentin amerikan Donald Trump, shkruan Mirror.

Djaloshi i cili flet në gjuhën angleze dëgjohet duke thënë se lufta do të marrë fund në vendin e tij, duke e quajtur Trumpin “marionetë të çifutëve”, transmeton Telegrafi.

“Allahu na ka premtuar fitoren, kurse ty humbjen. Kjo betejë nuk do të përfundojë në Raqqa apo në Mosul. Do të përfundojë në vendin tënd. Bëhu gati, lufta ka filluar”, dëgjohet vogëlushi duke thënë.

Besohet se babai i tij është një ushtarak amerikan i cili ka luftuar në Irak, kurse dy vite më parë ky djalë i vogël është shpërngulur nga Amerika në Irak së bashku me nënën e tij. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=328nCKsUYWc