Policia Irakiane ka bërë të ditur se nga shpërthimi i një bombe në Bagdad kanë mbetur të vdekur të paktën 21 persona.
Shpërthimi ka ndodhur pranë një tregu të bagëtive në periferi të qyteti, ku mendohet se pelegrinët shia kanë qenë në shënjestër.
Pelegrinët ishin duke marrë pjesë në një ceremoni përkujtimore fetare, të cilët po shkonin për vizitë në një vend në rrethin Kadhimiya, në momentin kur u sulmuan me bombë.
Grupi terrorist Shteti Islamik ka marrë autorësinë për sulmin, duke thënë se sulmuesit kanë përdorur një kamion, i cili ka qenë i ngarkuar me tre ton eksploziv.
Ky nuk është sulmi i vetëmqë ISIS po kryen ndaj myslimanëve shit, për të cilët thotë se janë jo besimtarë.
Vetëm gjatë muajit të kaluar nga shpërthimet në Bagdad janë vrarë më shumë se 40 civilë.