Telegrafi

Dhjetëra të vrarë në sulmet në Pakistan

Sulmues vetëvrasës sulmuan objektiva ushtarake në Rawalpindi, që është kryeqendra e forcave pakistaneze të sigurisë. Një prej sulmuesve vuri në objektiv një postbllok jashtë selisë kryesore të Ushtrisë Pakistaneze. Tjetri përplasi makinën me një autobus plot me forca të rendit në portat e kompleksit të shërbimit ushtarak të zbulimit.

Sulmet ndodhën në ditën kur Komisioni Elektoral i vendit ratifikoi zgjedhjen për një mandat të dytë pesëvjeçar në postin e presidentit të gjen. Pervez Musharraf. /BBC/