Të paktën 53 persona kanë humbur jetën pasi një tërmet i fuqishëm goditi një rajon të largët të Tibetit të martën në mëngjes.
Lëkundjet e dridhjeve u ndien në Nepalin fqinj dhe në pjesën veriore të Indisë.
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) tha se tërmeti me magnitudë 7.1 goditi në orën 9:05 të mëngjesit, me orën lokale, dhe u pasua nga goditje të shumta, raporton CNN.
Mbi 60 persona të tjerë u lënduan nga tërmeti ndërkaq, më shumë se 1.000 shtëpi u dëmtuan në qarkun Tingri, ku ndodhet dhe epiqendra.
Videot në mediat sociale kineze, të gjeolokuara nga CNN, treguan çati të dëmtuara, ballina të dyqaneve dhe mbeturina të grumbulluara në rrugët e qarkut Lhatse, rreth 86 kilometra nga epiqendra. Disa makina dhe motoçikleta të parkuara përgjatë rrugës janë dëmtuar gjithashtu, tregojnë pamjet.
Ekipet e shpëtimit, përfshirë forcat ajrore kineze, janë bashkuar në përpjekjet e kërkimit, njoftoi transmetuesi shtetëror. Tre fshatra kishin humbur sinjalet telefonike deri në mesditë, sipas transmetuesit.
Gjithsej 49 pasgoditje u regjistruan që nga mesdita e së hënës, sipas Qendrës së Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë./kp/