Site icon Telegrafi

Dhjetëra të vdekur nga rrëshqitja e dheut

Vala e dytë e rrëshqitjeve të tokës ka goditur sot një fshat kinez në jugperëndim të provincës Sichuan, tre ditë pas një rrëshqitjeje masive të sipërfaqes së tokës, ku dyshohet se mund të kenë humbur jetën dhjetëra persona.

“Deri tani nuk është raportuar ndonjë dëmtim tjetër që pas evakuimit të zonës të hënën si pasojë e rrëshqitjes së dheut”, raporton AFP.

“Ekipet e shpëtimit kanë gjetur 10 trupa por u detyruan të pezullonin kërkimet e tyre për shkak të paralajmërimeve për një rrëshqitje tjetër të tokës”, thanë autoritetet lokale.

Ndërkohë që pritet të bëhen kërkime edhe për 93 persona të tjerë të shpallur të humbur.

Kina ka përjetuar mot të vështirë me shira të rrëmbyer duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje masive të tokës.

Exit mobile version