Site icon Telegrafi

Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Japoni

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës kanë vrarë të paktën 38 njerëz dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur në zonat perëndimore të Japonisë.

Shumica e viktimave janë në prefekturën e Hiroshimës, e cila është goditur nga një shi i rrëmbyeshëm që nga e enjtja.

Rreth 1.5 milionë njerëz janë urdhëruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe tre milionë më shumë janë këshilluar për ta bërë këtë, transmeton rtv21.tv.

Mijëra policë, zjarrfikës dhe ushtarë po marrin pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit. Disa nga viktimat janë varrosur gjallë nga rrëshqitjet e tokës, njofton agjencia e lajmeve Kyodo e Japonisë.

Reshje shiu priten edhe gjatë ditëve të ardhshme.

Exit mobile version