Më shumë se 30 persona kanë vdekur nga një valë e te nxehtit që ka përfshirë pjesën jugore të provincës Kuebek të Kanadasë.
Moti i nxehtë ka nisur të premten e kaluar me temperatura deri në 35 gradë Celsius dhe lagështi të madhe.
Numri i të vdekurve është rritur çdo ditë këtë javë, ndërsa shumica e viktimave janë të moshës 50 deri në 80 vjeç.
Vala e nxehtësisë është më e keqja që ka provuar provinca në dekada, thanë zyrtarët.
Zyrtarët po u bëjnë thirrje banorëve që të pinë sa më shumë ujë dhe të qëndrojnë në hije, raporton Rel. “Po bëjmë gjithçka të mundur”, tha kryetarja e Montrealit, Valerie Plante.