Cak i sulmit të mbrëmshëm me minahedhës, i cili ka ndodhur në vendin Al-Adham, 130 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit irakian, kanë qenë zyrat e administratës lokale dhe policisë, njoftojnë agjencitë.
Sipas burimeve policore, si pasojë e sulmit kanë vdekur dhjetë dhe janë plagosur njëzet tjerë, derisa sipas kryetarit të këtij qytetit kanë vdekur 15 dhe janë plagosur 12 tjerë.