Telegrafi

Dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur – imazhe të shkatërrimit pas përplasjeve në kufirin Kirgistan-Taxhikistan

Numri i të vdekurve nga përplasjet e fundit në një kufi të diskutueshëm Kirgistan-Taxhikistan është rritur në 46, me qindra njerëz të plagosur dhe dhjetëra shtëpi të shkatërruara, thonë zyrtarët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, më shumë se 100 prona – përfshirë shkollat, dyqanet, pikat e kontrollit kufitar dhe një stacion policie – u dogjën ose u shkatërruan në disa nga luftimet më të këqija që rajoni ka parë në vite, tha të dielën ministria e urgjencave e Kirgistanit.

Ndërkohë imazhet e kapura nga BBC tregojnë shkallën e shkatërrimit, me shtëpi të nxira nga zjarri, çati të shembura dhe disa ndërtesa të shndërruara në rrënoja.

Siç bëhet e ditur më tej, deri në 10,000 njerëz u evakuuan pasi dhuna shpërtheu në një zonë të diskutueshme përreth rajonit Batken të Kirgistanit të mërkurën.

Ndërkohë njerëz nga palët Kirgize dhe Taxhikase hodhën gurë në drejtim të njëri-tjetrin pasi kamerat e vëzhgimit u instaluan në një strukturë uji.

Dhe ndërsa një marrëveshje armëpushimi hyri në fuqi të Premten, kishte raporte se dhuna kishte vazhduar në disa fshatra.

Megjithatë, të dy palët arritën një marrëveshje tjetër armëpushimi të shtunën në mbrëmje, e cila duket se po respektohej të dielën.

Luftimet janë përqendruar në objektet e ujit në territorin e pretenduar nga Kirgistani dhe Taxhikistani.

Si shumë pjesë të Azisë Qendrore, kufiri midis dy vendeve ka qenë një fokus tensioni për 30 vitet e fundit.

Kufizimet për qasjen në tokë dhe ujë që komunitetet i konsiderojnë si të tyre shpesh kanë çuar në përplasje vdekjeprurëse në të kaluarën. /Telegrafi/