Njëzetekatër veta janë plagosur nga shpërthimi i bombës në një spital në Bangkok.
Policia tajlandeze konfirmoi se shpërthimi ka ndodhur në spitalin Phramongkutklao, i popullarizuar për oficerët ushtarakë në pension.
Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.
Shpërthimi ndodh në përvjetorin e tretë të grushtshtetit ushtarak në Tajlandë. /rel/