Koncerti i Snoop Dogg dhe Wiz Khalifas përfundoi para kohe, e gjitha kjo pasi të paktën 42 persona kanë mbetur të plagosur.
Kjo ndodhi pas pas rënies së barrierës që i mbante në qytetin e New Jersey në SHBA.
Në videot e postuara në rrjetet sociale shihet qartë kur turma e njerëzve bie poshtë dhe pastaj ata bien mbi njëri-tjetrin.
Autoritetet anuluan menjëherë këtë koncert dhe larguan nga vendi i ngjarjes të dy reperët.
Raportohet se gjendja e një personi është kritike, ndërsa të tjerët kanë pësuar thyerje kockash dhe lëndime sipërfaqësore. /Telegrafi/