(E plotësuar) Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Popullsisë së Egjiptit, një përplasje makinash në rrugën shkretëtirë Kajro-Aleksandria të shtunën herët vrau 32 persona dhe plagosi 63 të tjerë.
Në aksident janë përfshirë një autobus pasagjerësh dhe disa makina, disa prej të cilave janë përfshirë nga flakët.
A multi-vehicle crash in Egypt’s Beheira governorate kills 28 and wounds 60 others pic.twitter.com/LuTJoFWYmp
— Daily News Egypt (@DailyNewsEgypt) October 28, 2023
++++++++++++
Dhjetëra të lënduar pas një aksidenti ku disa automjete ishin përfshirë nga flakët në Egjipt
Një aksident ku janë përfshirë disa automjete në Egjipt ka lënë të lënduar dhjetëra persona – numër që supozohet se ka arritur deri në 45.
Kështu kanë raportuar mediat shtetërore në vend, sipas të cilave, përplasja ka ndodhur në rajonin Beheira, i cili ndodhet në bregun verior të Egjiptit, përcjell Telegrafi.
Siç thuhet më tej, një rrjedhje vaji nga një makinë shkaktoi përplasjen me disa automjete që u përfshinë nga flakët.
Ndërkohë, bëhet e ditur më tej, të lënduarti janë dërguar në spitale të ndryshme për të marrë ndihmën e nevojshme.
Ndërkohë sipas raportimeve të mediave lokale, përplasja shkaktoi një zjarr masiv që përfshiu disa automjete, duke bllokuar plotësisht qarkullimin.
Autoritetet dërguan ambulanca, vinça dhe kamionë zjarrfikës për të transportuar të plagosurit në spitale dhe për të pastruar vendin e aksidentit nga mbeturinat. /Telegrafi/