26 majin e ardhshëm, në të njëjtën kohë me zgjedhjet evropiane, do të mbahen edhe zgjedhjet administrative në Itali, me balotazhin që do të mbahet më 9 qershor. Dhe në këto zgjedhje, ka edhe një listë të pasur me kandidatë shqiptarë që garojnë nën siglat e partive kryesore politike italiane.
Sonila Alushi e Borana Tartari garojnë në qytetin e Bergamos. Uljana Gazidede, Eva Meksi në Bari. Dashamir Kruja në Biella; Ina Dhimgjini kandidon për kryebashkiake në Livorno; Ilda Beqo në Modena; Admir Toto, Arli Dervishi në Torino. Emra të tjerë janë Valbona Kalak, Gentjan Rizo, Petrit Malaj, Agim Lorenzo Danaj, Dejnada Kasa, Denis Bendo, Blerina Halili, etj.
Lista vijon edhe me emra të tjerë kandidatësh shqiptarë në komuna të tjera italiane, ndër të cilët Xhoana Bushi, Adel Ibraimi, Leonora Bytyqi, Roland Ndoci, Mirela Gega Xheimina Dervishi, Kristian Baci, Vojsava Meciti, Armando Zotaj, Elona Gaxha, Anisa Rama e Jozef Gjura.
Dhe ky numër i madh kandidatësh shqiptarë, në zgjedhjet lokale në Itali, është në një linjë me atë të shqiptarëve që kandidojnë në zgjedhjet evropiane, duke përfaqësuar Italinë, Belgjikën, Greqinë dhe Suedinë. Gerarta Ballo kandidon për zgjedhjet evropiane si e pavarur në partinë demokratike ndërsa nga Brukseli, në garën evropiane hyn Amet Gjanaj. Adnan dDibrani garon në Suedi, Ndërsa Eda Gemi në Greqi. /TCH/Telegrafi/