Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës me fokus goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, kanë evidentuar dhe goditur një rast tjetër të kësaj veprimtarie kriminale.
Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. H., 29 vjeç, banues në Durrës, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. B., 46 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtohej nga shtetasi SH. H., dhe ku ishte pasagjer 46-vjeçari gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në dhjetëra doza, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/