Militantë të grupit terrorist al Shabaab , grup i lidhur me al Qaeda-n, u vranë në sulmet ajrore të SHBA-së, të hënën dhe të martën, në Somalinë jugore, njofton Pentagoni.
Zëdhënësi i Pentagonit, kapiteni Jeff Davis tha se ata të shënjestruarit përbënin një “kërcënim të pashmangshëm ndaj personelit të SHBA-së”.
Ai tha se sulmet janë kryer nga avionët pa pilot, raporton Reuters.