Telegrafi

Dhjetëra miliona gaforre të kuqe fillojnë migrimin vjetor në një ishull australian – publikohen pamjet mbresëlënëse  

Migrimi vjetor i gaforreve të kuqe ka çuar në kolapsimin e trafikut në një ishull australian. Përveç udhëtimit interesant, kjo specie njihet edhe për ngrënien e të vegjëlve.

Dhjetëra miliona gaforre të kuqe në ishull fillojnë emigrimin nga pyjet në plazh. Kjo konsiderohet si një prej migrimeve më të mëdha të botës shtazore, dhe gjithsesi një prej pamjeve më mbresëlënëse që njerëzimi janë dëshmitarë, transmeton Telegrafi.

Punonjësit e parkut nacional në ishull kalojnë muaj të tërë duke ndihmuar gaforret në udhëtim. Madje përkohësisht mbyllin disa rrugë që janë “vërshuar” nga gaforret, dhe vendosin konstruksione të ndryshme për t’ua lehtësuar lëvizjen.

Nisen në të njëjtën rrugë siç kanë vepruar gjithmonë, vetëm se tani rrugët i kanë më të mira. Megjithatë, banorët lokalë e dinë rëndësinë e këtij migrimi të gaforreve – për këtë nuk i pengojnë derisa lëvizin.

Ky migrim fillon në shirat e parë të sezonit, e shpejtësia e migrimit dallon varësisht nga kushtet klimatike. /Telegrafi/