Site icon Telegrafi

Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Austri kundër masave të reja të COVID-19

Dhjetëra mijëra njerëz, shumë prej tyre mbështetës të ekstremit të djathtë, protestuan të shtunën në Vjenë kundër masave të coronavirusit një ditë pasi qeveria e Austrisë njoftoi një bllokim të ri dhe tha se vaksinat do të bëhen të detyrueshme vitin e ardhshëm.

Shumë demonstrues valëvitnin flamuj austriak dhe mbanin pankarta me slogane si “jo vaksinimit”, “mjaft më” ose “poshtë diktatura fashiste”, transmeton Telegrafi.

Nga mesi i pasdites turmat ishin shtuar në rreth 35,000 njerëz, sipas policisë, dhe po marshonin nëpër unazën e brendshme të Vjenës përpara se të ktheheshin në drejtim të Hofburgut.

Një zëdhënës i policisë tha se kishte pasur më pak se 10 arrestime, për shkelje të kufizimeve të coronavirusit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version