Site icon Telegrafi

Dhjetëra jazidi të skllavëruar nga ISIS-i tani janë të lirë

Tridhjetegjashtë anëtarë të pakicës fetare jazidi (Yazidi) janë të lirë pas gati tre vjetësh në duart e të ashtuquajturit Shteti Islamik (IS), thotë OKB. Ata janë dërguar në qendrat e OKB-së në Dohuk në Irakun verior.

Është e paqartë nëse ata u arratisën në Irak ose u liruan, pasi OKB nuk pranoi të jepte më shumë informacione për të shmangur rrezikun për lirimet e ardhshme.

ISIS ka vrarë dhe skllavëruar mijëra jazidi pas kapjes së qytetit verior Sinjarit në vitin 2014.

Forcat kurde Peshmerga rimorën kontrollin në vitin 2015, por shumë jazidi u mbajtën në robëri nga ISIS-i në një vend tjetër, transmeton BBC.

“36 të mbijetuarit e Yazidit janë burra, gra dhe fëmijë të skllavëruar”, tha Zyra e OKB-së për Bashkërendimin e Çështjeve Humanitare.

Ata arritën në Dohuk dy netë më parë dhe janë duke u vendosur në qendrat e themeluara nga Fondi i Popullsisë i OKB-së.

“Ata po ribashkohen me anëtarët e familjes dhe po u ofrohet kujdes, duke përfshirë veshje, ndihmë mjekësore dhe psikologjike” tha OKB-ja. /KosovaPress/

Exit mobile version