Site icon Telegrafi

Dhjetëra deponi jolegale digjen vazhdimisht në Maqedoni

ë krijuara në të gjithë vendin veçanërisht gjatë verës kaplohen nga flakët. Pavarësisht se situata të tilla përsëriten pothuajse në çdo stinë, hapat drejt zgjidhjes së problemit janë minimal, për të mos thënë të papërfillshëm. Monitorimi i situatës në deponite jolegale është përgjegjësi e inspektorëve komunal. Pavarësisht se Ligji për Menaxhim me Mbeturinat parasheh gjoba të larta për ndotësit e ambientit. Gjobat që parasheh ligji për personat juridik dhe fizik që djegin mbeturina variojnë nga dy mijë deri në tre mijë euro.

“Këtë vit për shkak të temperaturave të larta, të ashtuquajturat depone jashtë standardeve janë djegur si deponia në Bukovë, Shtip, Veles, Dellçevë, Koçan, Kumanovë, Nikushtak, deponia në Vardarishtë, janë djegur. Aktivitet e fundit i kemi pasur në deponinë Bukovë, në Ohër, ku vazhdimisht është hedhur shtresë dheu që të ndërpritet djegia e deponisë. 02:08 Nuk janë shqiptuar sanksione për këtë vit,” tha Sreten Stojkovski-drejtor i Inspektoratit të Mjedisit.

Pak javë më parë, ajri në Komunën e Aerodromit ishte më i ndotur se zakonisht për shkak të djegies së deponisë në Vardarishtë. Kjo deponi është nën kompetenca të inspektorëve të Qytetit të Shkupit, të cilët kanë dal në terren për të inspektuar situatën.

“Në Shkup këtë vit është djegur Vardarishtja. Atje ka pasur aktivitete për vendosje të sistemit për kanalizim dhe kolektor dhe në një pjesë të sipërfaqes në vet deponinë mbeti e pambuluar dhe këtu ndodh ndezje e Vardarishtes. Kështu që shkupjanët një periudhë të caktuar ishin të ekspozuar ndaj gazrave që erdhën si pasojë e djegies së asaj deponie,” tha Sreten Stojkovski-drejtor i Inspektoratit të Mjedisit.

Jo shumë kohë më parë situatë e njëjtë ishte edhe në afërsi të sallës “ Boris Trajkovski” ku kishte të hedhura mbeturina, të cilat gjithashtu ishin kapluar nga flakët. Në disa raste institucionet kanë ndërmarrë iniciativa për të pastruar disa deponi në vend, por të njëjtat për një kohë të shkurtër janë krijuar përsëri. Parandalimi i kësaj dukurie duket të jetë i vështirë, sepse numri i inspektorëve është i vogël, ndërsa mungesa e deponive rajonale e vështirëson edhe më shumë zgjidhjen e përhershme të problemit me mbeturinat./Alsat/

Exit mobile version