Site icon Telegrafi

Dhjetëra çiklistë do të kalojnë përreth liqenit të Ohrit (Video)

13 çiklistë rekreativ nga Ohri dhe disa turistë holandez nisën sot turneun përreth liqenit të Ohrit. Nga Ohri, përmes Strugës, ku do t’u bashkohen çiklistët nga Holanda, në kalimi kufitar Qafa e Thanës dhe më pas rruga vazhdon për në Lin dhe Pogradec në anën shqiptare.

Prej aty do të vozisin deri në fshatin Tushemisht, ku do të kalojnë natën. Në këtë fshat kufitar do t’u bashkohen çiklistë shqiptar nga Pogradeci, pas çka do të vazhdojnë së bashku në Shën Naum dhe do të kthehen përsëri në Ohër.

Kjo traditë është e vjetër 10 vite, ndërsa për pjesëmarrësit paraqet atraksion turistik dhe afron Ohrin, Strugën dhe Pogradecin.

Numri i pjesëmarrëse çdo vit është më i madh. Çiklistët mendojnë se rruga duhet të gjendet në ofertën turistike të qytetit dhe kërkojnë nga komunat që më seriozisht të marrin ngjarjet e këtij lloji./Telegrafi/

Exit mobile version