Dhjetëra burra janë vrarë në një shpërthim të ri të dhunës fisnore në malësitë e largëta të Papua Guinesë së Re, ka thënë policia lokale.
George Kakas, komandanti i policisë provinciale Enga, i tha The Guardian se burrat u vranë nga të shtënat me armë të dielën.
Ai tha se burra nga dy fise organizuan një sulm ndaj një grupi tjetër, të cilët u “zunë në pritë dhe u vranë”.
???? ?? ?????? ?? ??? ??????? ??????? ????? ?????? ?? ????? ??? ??????
Wabag, Highlands of Papua New Guinea
February 17, 2024In a chilling escalation of tribal unrest, a tragic outbreak of tribal violence has resulted… pic.twitter.com/ewSB2VbodK
— Joseph Bonner (@mrjosephbonner) February 19, 2024
“Disa trupa të pajetë janë ende në shkurre dhe ende nuk janë marrë nga fiset fqinje”, citohet të ketë thënë Kakas.
Autoritetet fillimisht thanë se të paktën 53 persona u vranë në pritë, dhe më vonë thanë se kishin llogaritur gabimisht dhe se bëhet fjalë për 26 burra të vrarë. /Telegrafi/