Site icon Telegrafi

Dhjetëra burra rrahen në prezencë fëmijëve që kishin dalur të shëtitën me prindërit, pamjet rrëqethëse publikohen në internet (Video, +18)

Pushuesit kanë filmuar një rrahje masive që ka ndodhur në një plazh, ku pranë tyre kalonin shumë fëmijë me prindërit e tyre.

Videoja shokuese shfaq momentin kur dhjetëra burra godasin me shkelma e grushta njëri-tjetrin, në prezencë të qindra kalimtarëve të rastit të shikonin të habitur, transmeton Telegrafi.

Policia ishte telefonuar nga dëshmitarët që panë rrahjen masive në Kent të Anglisë, ndërsa raportohet se askush nuk është arrestuar.

Autori i videos i ka postuar këto pamje në Snapchat, të cilat janë shpërndarë në masë të madhe në mediat sociale.

Ende nuk dihen motivet që kanë quar në këtë rrahje masive që shokoi gjithë Anglinë. /Telegrafi/

Exit mobile version