Telegrafi

Dhjetëra autobusë nga diaspora nisen për të përkrahur Ramush Haradinaj për President

Dhjetëra autobusë nga diaspora erdhën sot për ta përkrahur Ramush Haradinaj për President.

Kjo u bë e ditur në një postim në Facebook, të bërë nga Agim Sadik Knushi, një mërgimtar nga Viena i cili shihet në autobus me disa mërgimtarë duke shënuar në pjesën e përparme të autobusit ,”VOTO 135″.

Ndër të tjera aty shihen disa foto të Ramush Haradinajt, dhe mërgimtarëve me flamuj në dorë.