Nga versioni 4.0 nga prilli 2003 është lansuar dyqani online me muzikë iTunes Store, i cili e shndërron Apple në njërin prej shpërndarësit më të mëdhenj të muzikës digjitale.
Sot aplikacioni, veç mundësisë së blerjes dhe dëgjimit të muzikës e videove, ka rrjetin të integruar për shoqërim Ping dhe shërben si vend qendror për sinkronizimin e përmbajtjeve për pajisjet e kompanisë iPod, iPad e iPhone.
Versioni i fundit iTunes 10 nga viti i kaluar me një ridizajnim të lehtë të konfiguracionit sjell edhe ikonë të re pa CD mediumin, që thekson zhvendosje nga kaluara dhe kthim kah trendet moderne dhe përmbajtjeve tërësisht digjitale. /Telegrafi/