Telegrafi

Dhjetë vjet pa i prerë flokët

Flokët dhe mjekra “fluturuese” e Phil Moore, janë bërë një atraksion në Elmhurst të Victorias.

42-vjeçari ka thënë se nuk e ka rregulluar veten për një periudhë kohore prej dhjetë vitesh, ndërsa duke menduar se sa të tmerrshëm janë berberët lokalë, ai as nuk e ka plan ta bëjë një gjë të tillë.

Fansi numër një i Philit është djali i tij i vogël, Blake, i cili është munduar ta kopjojë stilin e flokëve të babait të tij. Mirëpo, ai duhet të kalojë një kohë të gjatë për t’ia arritur këtij qëllimi.