Telegrafi

Dhjetë thëniet më absurde të Donald Trumpit

1. Nëse Hillary Clinton nuk kënaq dot të shoqin, si mund të mendojë se do të kënaqë Amerikën?!

2. Në New York ngrin së ftohti, kemi nevojë për ngrohjen globale.

3. Duhet të gjejmë mënyrën si të mbyllim internetin për të luftuar terrorizmin.

4. Efekti serë është një budallallëk i shpikur nga Kina.

5. A nuk është interesant fakti se sulmet në Paris ndodhin në qytetin ku është kontrolli më i rreptë për armët e zjarrit?!

6. Arianna Huffington nuk është tërheqëse, as brenda, as jashtë. Burri i saj bëri gjënë më të zgjuar kur ia mbathi me një femër tjetër.

7. Ndryshimi i vetëm midis meje dhe kandidatëve të tjerë është se unë jam më i ndershëm dhe kam një grua më të bukur.

8. Të ndalojmë hyrjen e myslimanëve në Amerikë deri sa politikanët tanë të marrin vesh se ç’po ndodh.

9. Nuk kam parë asnjë person të dobët fizikisht të pijë një Coca-Cola Light.

10. Bukuria ime qëndron në faktin se jam shumë i pasur. /Gazeta Tema/