Aktorja e famshme Angelina Jolie është shquar gjithmonë si një prej ikonave të ekranit, e cila ka ditur gjithmonë të motivojë fansat e saj.
Përkushtimi i madh në familje si një nënë e devotshme është një shembull i mirë për të gjithë nënat anë e mbanë rruzullit, se si duhet rritur dhe edukuar fëmijët.
Angelina ka pasur një karrierë të bujshme si aktore, dhe për të arritur suksesin ajo ka përshkruar një rrugë me shumë këshilla dhe fjalë motivuese.
Si një model për të rinjtë, Angelina ndan me fansat 10 fjali impresionuese, të cilat do i ndihmojnë dhe motivojnë ata drejt suksesit.
Në vazhdim mund të gjeni 10 prej thënieve të famshme të Angelina Joliet, të cilat do t’ju ndihmojnë në plotësimin e ëndrrave tuaja:
1. “Sa herë që ndihem e humbur, marr një hartë dhe e vështroj deri sa ti kujtoj vetës sime se jeta është një aventurë e gjatë, sa shumë për të bërë e sa shumë për të parë!”
2. “Nëse pyetni njerëzit, shumica nuk kanë bërë atë që kanë dashur. Kjo më dhemb në zemër”.
3. “Pa dhimbje, nuk do të kishte vuajtje. Pa vuajtje kurrë nuk do të mësonim nga gabimet tona. Për të bërë gjënë e duhur, dhimbja dhe vuajtja janë çelësat e të gjitha dyerve”.
4. “Ne nuk dashurojmë kur gjejmë njeriun perfekt, por kur mësojë të shohim një njeri jo-perfekt në mënyrë perfekte”.
5. “Nëse mendoj për vdekjen më shumë se të tjerët, është për shkak se unë vlerësoj jetën më shumë se ta”.
6. “Unë do të mundohem të bëj më të mirën time të mundshme në këtë botë”.
7. “Ti mendon, “çfarë nëse do ta bëj një gabim sot dhe do të pendohem’. Por unë nuk besoj në pendim, unë besoj që çdo vendim çon tek të kuptuarit se kush jemi, dhe thjesht duhet të hedhim një hap para, të përkushtohemi dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”.
8. “Njerëzit thonë që je duke ndjekur rrugën e gabuar, por ajo është thjeshtë rruga jote”.
9. “Nëse nuk dilni nga kutia në të cilën jeni rritur, kurrë nuk do ta kuptoni se sa e madhe është bota”.
10. “Jeta vjen me shumë sfida. Ato që nuk do të duhej të na frikësonin, janë ato që mund ti kontrollojmë”. /Telegrafi/