Telegrafi

Dhjetë të vrarë nga shpërthimi vetëvrasës në Kamerun

Të paktën dhjetë persona janë vrarë nga një sulm vetëvrasës në Kamerunin Verior, ka treguar një burim i sigurisë të enjten.

Raportohet se përgjegjës për këtë sulm është një xhihadist i grupit Boko Haram, të cilët kanë larguar dhjetëra mijëra njerëz nga shtëpitë e tyre, raporton AFP.

Burimi i sigurisë ka thënë se sulmuesi e hodhi vetën në erë në qytetin Djakana në afërsi të kufirit nigerian, transmeton KosovaPress.

“Shtatë persona u vranë menjëherë, duke përfshirë edhe sulmuesin. Katër të tjerët më vonë kanë vdekur nga plagët”, ka treguar burimi.