Nga një shpërthim që ka ndodhur në Shën Petersburg të Rusisë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kanë mbetur të vdekur rreth 10 persona.
Por këto nuk janë pasojat e vetme të shpërthimit të ndodhur në një tren në metronë e këtij qyteti.
Sipas medieve të huaja, edhe mbi 50 persona të tjerë kanë pësuar lëndime nga shpërthimi.
Ndërkohë, autoritetet ruse kanë thënë se të gjitha shkaqet e mundshme për shpërthimin në metronë e Shën Petersburgut janë duke u konsideruar të mundshme, duke përfshirë edhe ato të lidhura me terrorizmin. /Telegrafi/
https://twitter.com/DefendEvropa/status/848872392629866497
https://twitter.com/EUVoteLeave23rd/status/848878611293720576