Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe 32 të tjerë janë lënduar nga zjarri në një hotel resorti skijimi në Turqi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zjarri shpërtheu në restorantin e hotelit në Kartalkaya në Turqinë veriperëndimore të martën mbrëma, tha ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya.
Guvernatori i provincës Bolu, ku ndodhet vendpushimi i skive, i tha agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolou se dy nga viktimat vdiqën pasi u hodhën nga ndërtesa.
Sipas guvernatorit të Bolu, Abdulaziz Aydin, hoteli kishte 234 mysafirë që qëndronin në momentin e aksidentit.
Bolu Kartalkaya Kayak Merkezi’ndeki Grand Kartal Oteli’nde saat 03.30’da çıkan yangında ölü sayısı 10’a, yaralı sayısı 32’ye yükseldi.
Yarıyıl tatili nedeniyle yüzde 90 dolu olan otelde 237 kişi bulunuyordu. #Bolu #Kartalkaya #GrandKartal pic.twitter.com/TpjzNv1Sax
— 𝐉𝐨𝐮𝐫𝐧𝐚𝐥𝐢𝐬𝐭 (@HamdiCelikbas) January 21, 2025
Televizioni privat NTV raportoi se disa njerëz u përpoqën të zbrisnin nga dhomat e tyre duke përdorur çarçafë.
Shkaku i zjarrit nuk dihet menjëherë ndërkohë që supozohet se “veshja prej druri” në pjesën e jashtme të hotelit mund të ketë përshpejtuar përhapjen e zjarrit.
Kartalkaya është një vendpushim popullor skish në malet Koroglu, rreth 300 kilometra në lindje të Stambollit.
#Bolu Kartalkaya'da bir otelde çıkan #yangın sonrası en az 10 insanın öldüğü söyleniyor.
Ölenlerin camdan atlayarak öldüğü söyleniyor!
Sormamız lazım: Bu otelin sahibi kim? Neden gerekli önlemler alınmadı? Denetimler yeterli miydi? Sorumlusu kim?
pic.twitter.com/xwepuCb2mQ— Cemil Çiçek (@avcemilcicek06) January 21, 2025
Zjarri ka ndodhur gjatë pushimit të semestrit shkollor, kur hotelet në rajon janë të mbushura plot.
Zyra e Aydin tha se 30 kamionë zjarrfikës dhe 28 ambulanca u dërguan në vendngjarje ndërkohë që hotelet e tjera në resort u evakuuan si masë paraprake. /Telegrafi/