Telegrafi

Dhjetë të vdekur dhe 364 raste të reja me coronavirus në Bosnje-Hercegovinë

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhjetë njerëz kanë vdekur nga coronavirusi në 24 orët e fundit, shtatë në federatën boshnjake dhe tre në Republikën Serbe.

Numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i epidemisë në këtë vend ballkanik është 522, raporton klix.ba, transmeton Telegrafi.

Në 24 orët e fundit, 364 raste të reja të COVID-19 janë regjistruar në Bosnje, kështu që numri i pacientëve është rritur në 17,304 që nga fillimi i epidemisë.

Në Federatën e Bosnje-Hercegovinë, ka 225 të infektuar nga 1.339 mostra të testuara dhe në Republikën Serbe 139, përkatësisht 554 testuar.

Ndryshe, raportohet se të infektuarit e ditës së sotme janë shumica të moshës së re. /Telegrafi/