Site icon Telegrafi

Dhjetë të vdekur dhe 1500 raste të reja me coronavirus në Kroaci

Në 24 orët e fundit, 1491 raste të reja të infektimit me virusin SARS-CoV-2 u regjistruan në Kroaci dhe dhjetë persona vdiqën, njoftoi të premten Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile.

Numri i rasteve aktive në Kroaci është 10,804. Mes tyre janë 609 pacientë që marrin trajtim spitalor dhe 14 pacientë në ventilatorë. Aktualisht janë 6,137 persona në izolim.

Që nga fillimi i pandemisë në shkurt 2020, në Kroaci janë regjistruar gjithsej 1,174,865 persona të infektuar me coronavirus, nga të cilët 16,198 kanë vdekur.

Nga dita e djeshme janë vaksinuar 59.56 për qind e popullsisë së përgjithshme ose 70.84 për qind e popullsisë së rritur.

Gjithsej 5,262,887 doza të vaksinës janë përdorur që nga fillimi i vaksinimit në Kroaci, raporton jutarnjilist.

Dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 2316184 persona, nga të cilët 203591 janë vaksinuar me vaksinën Jannsen. Me dozën e dytë janë vaksinuar 2042441 qytetarë. /Telegrafi/

Exit mobile version