Gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup ndodhën 10 aksidente prej të cilave në njërën më rëndë është lënduar një shofer i mopedit, ndërsa në pesë lëndime të lehta kanë marrë nëntë persona, ndërsa katër kanë kaluar vetëm me dëm material, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjatë ditës së djeshme nga policia rrugore janë zbuluar dhe sanksionuar 43 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, dy shoferë të cilët nuk i kanë respektuar semaforët, gjegjësisht kanë kaluar në semafor të kuq, shtatë shoferë që gjatë drejtimit të automjeteve motorike, nuk e kanë përdorur rripin e sigurimit ose kanë përdorur celularin.
Janë sanksionuar edhe 13 shoferë të cilët i kanë drejtuar automjetet e tyre pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruara, katër drejtues të biçikletave të cilët kanë kryer shkelje në baza të ndryshme dhe 32 automjete të cilat nuk janë parkuar sipas rregullave, njofton AIM.
Me ndihmën e automjetit special karrotreci janë larguar 58 automjete. /Telegrafi/