Dhjetë persona janë lënduar nga ku një me lëndime më të rënda në aksidentin që ndodhi sot rreth orës 14:30 në rrugën rajonale Pirok – Pallçisht të Poshtëm, deklaroi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.
Sipas të dhënave të tij në aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve me tabela të Tetovës, “Ford” që ka drejtuar Z.M (49) nga Bogovina dhe “Mitsubishi” që është drejtuar nga N.A (36).
Në aksident vozitësi N.A ka marrë lëndime të rënda trupore dhe pas ndihmës mjekësore në Spitalin Klinik në Tetovë është dërguar në Klinikën e Shkupit.
V0zitës Z.M dhe 8 bashkudhëtarët tjerë kanë marrë lëndime më të lehta trupore.
Hetimin e vendit të aksidentit e kanë kryer Prokurori Publik dhe ekipi i SPB Tetovë dhe po punohet në vërtetimin, arsyet dhe dëmin material të këtij aksidenti komunikacioni./Telegrafi/