Dhjetë persona janë lënduar më lehtë në gjithsej nëntë aksidenteve të komunikacionit që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Në katër aksidente është shkaktuar vetëm dëm material, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Policia e komunikacionit gjobiti 27 shoferë të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes, tre shoferë janë përjashtuar nga komunikacioni për shkak drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit, tre shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, si dhe 12 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patent shofer, gjegjësisht me automjet të pa regjistruar. Me karrotrec janë larguar 74 automjete.
Tv21 bën të ditur se në suaza të aksionit edukativ të komunikacionit “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion”, Sektori për parandalim sot do gjatë ditës do të realizojë punëtori edukative me nxënësit nga klasa e katërt e SHF “Vlado Tesaevski” e cila gjendet në komunën e Karposhit./Telegrafi/