Ndërkohë që CIA merret më shumë me personat e huaj që përbëjnë rrezik për vendin, FBI ka për detyrë të kapë kriminelët e brendshëm.
Këta janë 10 më të kërkuarit e FBI-së në listën me 523 persona. Nga këta 523, 162 janë kapur me ndihmën e publikut, vetëm falë postimit të fotove.
Dhjetë më kryesorët e listës kërkohen për krime të rrezikshme, si vrasja dhe trafiku i drogës.
Ata që japin informacion shpërblehen sipas rëndësisë së çështjes, dhe ata të “Top 10” variojnë nga 100 mijë, shumica, në 20 milionë dollarë. /TCH/