Site icon Telegrafi

Dhjetë shtete nderojnë “Adem Jasharin”

Kështu ka bërë më dije Këshilli Organizativ i këtij turneu, sot në një konferencë për media te mbajtur në Pejë.

Ky është turneu i 17-të më radhë, dhe sipas organizatorëve të këtij evenimenti, pjesë e turneut “Adem Jashari” do të jenë 10 shtete me gjithsej 60 boksierë.

Sipas organizatorëve të këtij turneu, kësaj radhë turneu do të mbahet në “Karagaçi” të Pejës.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 28 nëntor në orën 14:00, kurse, meçet finale do të zhvillohen një ditë më vonë, më 29 nëntor.

Ky turne organizohet nga Federata e Boksit të Kosovës (FBoxK), e mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Pejës.  

Exit mobile version