Shumica e shtëpive janë të ndërtuara rreth një ideje: ato duhet të jenë të rehatshme dhe të sigurta, funksioni i tyre kryesor është për të siguruar strehim për banorët e saj.
Por, për disa njerëz, thënjia e vjetër “katër mure dhe një çati mbi kokë” duket shumë e mërzitshme.
Duke u nisur nga kjo ide, më poshtë Telegrafi iu prezanton disa nga shtëpitë më të pazakonta në botë. /Telegrafi/
Shtëpia Nautilus
Ajo u projektua nga arkitekti maksikan, Javier Senosiain dhe gjendet në periferi të Meksikës. Shtëpia Nautilus është një shembull i madh i bioarkitekturës.
Shtëpia fuçi
Ajo ndodhet në Grand Marais, Miçigan. Kjo shtëpi është bërë nga dy fuçi: ajo shtatlarta ka dy kate, një shërben si dhome ndenjeje, kurse tjetëra si dhomë gjumi. Kurse fuçia e vogël shërben si kuzhinë.
Shtëpia e shtembër e Windsor
Në fillim ajo u ndërtua në vitin 1592, por për shkak se morri anim u rindërtua në 1718, duke përdorur dru te gjelbër të pastazhinuar. Sot shërben si jë shtëpi çaji.
Shtëpia Tardigrade
Ajo u ndërtua nga arkitekti Sam Tsui dhe ndodhet në Berkeley, Kaliforni. Shtëpia Tsui është mbrojtur nga krijuesi i saj si një nga shtëpitë më të sigurta në botë.
Shtëpia Haines
Fillimisht u ndërtua nga një shitës i këpucëve në vitin 1948. Ajo ndodhet në Bellam, Pensilvani.
Shtëpia shkretëtirë
Kjo shtëpi ndodhet në mes të shkretëtirës, në Joshua Tree Park Kombëtar, Kaliforni. Ajo ka një dizanj unik dhe nga larg duket si një masiv shkëmbor.
Shtëpia Boeing 727
Boeing 727 është mjaft popullor si një avion pasagjerësh dhe një avion privat. Një njeri në Oregon ka blerë një Boeing 727 dhe e ktheu atë në një shtëpi.
Shtëpia kërpudhë
Ajo ndodhet në një zonë të pyllëzuar rreth qytetit Perinton, në Nju Jork. Kjo shtëpi është 4.2 deri në 6 metër e lartë.
Shtëpia Klein
Ajo ndodhet në juglindje të Melburnit, Australi.
Shtëpia flluskë
Ajo u krijua nga arkitekti Antti Lovag. Shtëpia flluskë është e vendosur në bregdetin jugperëndimor të Francës. Brenda këtij kompleksi ka ujëvara dhe palma duke e bërë atë të jetë edhe më shumë ne harmoni me natyrën.