Site icon Telegrafi

Dhjetë shqiptarë “bien për lirinë e popullit sirian”

Muhamet Koprova, 22 vjeç, është viktima e fundit në Siri. Javën e kaluar është vrarë duke luftuar në krah të forcave rebele.

Burime nga inteligjenca kanë bërë të ditur për Kohën Ditore se tetë shqiptarë të vrarë janë nga Kosova, Lugina e Preshevës dhe Shqipëria, ndërsa dy të tjerë janë shtetas sirianë me prejardhje nga Kosova.

Ky burim ka thënë se në fillim të javës, i riu nga rajoni i Mitrovicës ka qenë pjesë e një grupi ekstrem fetar. Atje ka shkuar nga Suedia ku ka jetuar së bashku me familjen.

“Deri më tani thuhet se janë vrarë gjithsej 10 shqiptarë. Prej tyre dy shqiptarë me shtetësi siriane – Mynyr Arnauti dhe Behlul Arnauti”, ka thënë ky burim inteligjence. Ai ka thënë se i pari është vrarë kosovari Naman Demolli, pastaj Musë Ahmeti, shqiptar tjetër nga Terrnoci i Kosovës Lindore, Ebu Omer-El Albani nga Shqipëria dhe Muhamet Koprova i lindur në Kosovë.

“Katër shqiptarë të tjerë nga Shqipëria janë vrarë, por ende nuk kemi konfirmime zyrtare për identitetin e tyre”, ka thënë ky burim.

Numri i përgjithshëm i shqiptarëve të përfshirë në luftën siriane besohet se është 140. Janë të ndara në dy grupe, në Aleppo.

Autoritet e Kosovës nuk dëshirojnë të flasin për këtë çështje – nëpër të cilat rrugë shkojnë shqiptarët në frontin sirian. /Telegrafi/

 

Exit mobile version